October 14, 2017

Është dëmtuar shtab i VMRO-DMPNE-së në Shkup (e vërtetuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Një kryerës i panjohur ka kryer dëmtim me gurë, përkatësisht e ka thyer xhamin e
shtabit të VMRO-DPMNE-së, që gjendet në rrugën “Cvetan Dimov”.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 14 tetor, ora 00:30, shtabi partiak i VMRO DPMNE-së në Çair, Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Netpres.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, PDSM, BESA, BDI dhe GROM.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga MPB-ja për Kërkesën për informacione me
karakter publik që KMH-ja ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident, nuk jepen më tepër detaje në
lidhje me masat dhe aktivitetet e marra për zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.

Adresë
Çair, Shkup
Emri i Vendit
selia e partisë e VMRO-DPMNE-së

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Është dëmtuar shtab i VMRO-DMPNE-së në Shkup (e vërtetuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike