Çfarë ka ndodhur: Është kryer vjedhje e rëndë në hapësirat e Partisë Demokratike të Serbëve në bul.
“Koço Racin” në Shkup, që nga byrotë e punës nëpër zyra janë marrë 100.000 denarë, fotoaparat
“Nikon”, mansheta për këmisha “Svarovski”, kurse kryerësi pa u vënë re nga askush ka vajtur në drejtim
të panjohur.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 27 shtator, ora 09:30, shtabi partiak i PDSM-së në Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Plusinfo.
Viktimat e involvuara: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerësit: Një kryerës i panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është përkatësia politike apo bindja politike, kurse indikatorë të njëanshëm janë:
1. Lokacioni i synuar – lokacioni i synuar është shtabi i një parie politike
2. Model i incidenteve të mëparshme – këtij incidenti i paraprijnë incidente nga ditët e mëparshme, kur
janë dëmtuar shtabet e partive politike VMRO-DPMNE dhe LSDM
3. Perceptimi i personit të involvuar në këtë ngjarje – kryetari i PDSM-së, Ivan Stoilkoviq, në deklaratën
për mediat tha se bëhet fjalë për përpjekje për presion politik dhe trembje të anëtarëve.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: MPB-ja në përgjigjen ndaj Kërkesës për informacione me karakter
publik që KMH-ja ia ka dërguar në lidhje me këtë incident theksohet se më 27 shtator 2017 rreth
orës 09:30 është paraqitur se të njëjtën ditë në hapësirat e PDSM-së nga një kryerës i panjohur është
kryer vjedhje e rëndë. Pas kësaj, Njësia për Delikte të pronës dhe Delikuencë të të Miturve “Qendër-
Bit Pazar” në PTHP Shkup është dorëzuar lajmërim me shkrim nr. 28.13.4-5069 më 11 dhjetor 2017.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident ka implikime negative financiare për partinë
politike dhe shkakton shqetësim për sigurinë në bashkësitë ku vepron ajo.