Çfarë ka ndodhur: Pas një proteste masive në Kriva Pallankë e quajtur “Kundër islamizimit të Kriva
Pallankës”, përpara një objekti fetar islam, një grup i kryerësve të panjohur kanë demoluar objektin
duke lënë grafi tet me mesazhe krishtere në vendin e ngjarjes
Data, koha dhe vendi i incidentit: 6 nëntor, koha e panjohur, në Kriva Pallankë.
Burimi i informacionit: media elektronike faktor.mk.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmeve materiale, nuk ka viktima të drejtpërdrejta të këtij incidenti.
Lloji i krimit: Dëmtimi i pronës së të tjerëve (neni 243 i kodit penal), Nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe
jotolerancës në bazë nacionale, racore, fetare apo baza tjera diskriminuese (neni 319 i kodit penal).
Kryerësit: Një grup i autorësh të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është besimi apo përkatësia fetare, kurse indikatorët e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë fetare – përkatësia fetare e kryerësve dhe e viktimave dallojnë; caku është
një objekt fetar islam, ndërsa autorët janë të krishterë;
2. Janë lënë grafi te në vendin e ngjarjes – Kryerësit lënë mbishkrime me përmbajtje të krishterë në
vendin e ngjarjes;
3. Shembull i ngjarjeve të mëparshme – ky incident pasoi pas një proteste masive antiislame;
4. Mungesë e motiveve të tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB nuk i janë përgjigjur
kërkesës për informim publik që Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident. Megjithatë, ata
raportuan përmes mediave se janë duke ndërmarrë masat e nevojshme për sqarimin e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e bashkësive të ndryshme
fetare në vend.