Çfarë ka ndodhur: Pesë persona të veshur me uniforma kamufl azhi dhe maska ushtarake sulmuan dhe
plaçkitën një grup prej tetëmbëdhjetë emigrantësh. Gjatë plaçkitjes, njëri nga sulmuesit përdori armë
zjarri, duke plagosur njërin prej viktimave në këmbë. Viktimat, megjithatë, arritën të mbizotërojnë
sulmuesin me armë zjarri, ia morën armën, dhe e raportuan rastin në polici.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 16 prill, ora 01:00, fshati Studeniçan, pranë Shkupit.
Burimi i informacionit: Media elektronike Kajgana.
Viktimat e përfshira: Tetëmbëdhjetë emigrantë (kombësia nuk specifi kohet) janë sulmuar dhe plaç-
kitur, një shtetas sirian është plagosur me armë zjarri.
Lloji i krimit (s): Plaçkitje (neni 237 i kodit penal), Lëndime të rënda trupore (neni 131 i kodit penal),
Dhunë (neni 386 i kodit penal).
Kryerësi(t): Grup i panjohur prej pesë autorësh.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësisë etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe e viktimave dallojnë; viktima është
anë tar i një grupi (emigrant sirian) që është i paktë në numër në krahasim me grupin tjetër (të popullsisë
maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
Status i rastit: Është ngritur kallëzim penal.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë ngritur kallëzim penal për aktin
e plaçki tjes dhe prodhimin e paautorizuar, mbajtjen, ndërmjetësimin ose tregtinë me armë ose
materiale shpërthyese. Numri i të dyshuarve nuk është i specifi kuar.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.