December 3, 2015

Emigrantë të sulmuar në afërsi të Gjevgjelisë (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të një refugjati ose statusi migrant

Çfarë ka ndodhur: Dy emigrantë nga Maroku ishin të sulmuar dhe grabitur nga shtatë persona të
panjohur në afërsi të Gjevgjelisë. Autorët kanë ndaluar viktimat me dy automjete, janë paraqitur si
policë, dhe kanë fi lluar t’i rrahin ata dhe i kanë grabitur duke u marrë 400 euro.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 3 dhjetor, 08: 00 ora, në afërsi të Gjevgjelisë.
Burimi i informacionit: Vëzhgues në terren i Komitetit të Helsinkit.
Viktimat e përfshirë: Dy shtetas marokenë.
Lloji i krimit: Grabitje (neni 237 i kodit penal) Lëndime trupore (neni 130 i kodit penal).
kryerësit: Shtatë persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, ndërsa treguesit e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike- përkatësia etnike e autorëve dhe viktimës ndryshojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigranti maroken) që është i paktë në numër në krahasim me anëtarët e një grupi
tjetër (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve dhe
sulmeve ndaj emigrantëve.

Status i rastit: Incidenti është raportuar tek autoritetet lokale.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Deri në momentin e shkrimit të këtij raporti, MPB nuk ka dhënë
përgjigje për kërkesën për informim publik që Komiteti e ka dërguar në lidhje me këtë incident.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.

Adresë
Gjevgjelisë
Emri i Vendit
Gjevgjelisë

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
7
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Emigrantë të sulmuar në afërsi të Gjevgjelisë (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Lirive dhe të Drejtave
Kërcënim penal
Kundër pronës
Plaçkitje
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike