Çfarë ka ndodhur: Në fshatin Vaksincë, është zbuluar një shtëpi, ku janë kapur dhe mbajtur emigrantët.
Një numër i madh i njerëzve janë mbajtur në disa dhoma të vogla, por të mbushura përplot. Ata nuk
ishin në gjendje për të shpëtuar, për shkak të njerëzve të armatosur që ishin duke siguruar objektin.
Doli një video-xhirim, ku mund të vëreheshin se si “rojet” rrihnin emigrantët. Emigrantët ishin të
detyruar të paguajnë për lirinë e tyre, pas së cilës ata u lejuan të vazhdojnë në Serbi në këmbë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: periudhë e pacaktuar, në maj dhe qershor, fshati Vaksincë pranë
Kumanovës.
Burimi i informacionit: Channel 4 media, Britania e Madhe.
Viktimat e përfshira: Numër i madh i emigrantëve.
Lloji i krimeve: Rrëmbim (neni 141 i kodit penal), Dhunë (neni 386 i kodit penal), Lëndime trupore (neni
130 i kodit penal).
Kryerësit: Grup i panjohur i madh i autorëve.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motiv i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, ndërsa tregues të paragjykimit janë:
1. Dallim në përkatësinë etnike – përkatësia etnike e kriminelëve dhe viktimave ndryshon; viktimat janë
anëtarë të një grupi (emigrantë Kryerësit të huaj) që është i paktë në numër në krahasim me anëtarët e
një grupi tjetër më të madh (të popullsisë maqedonase dhe shqiptare), në zonën ku ka ndodhur incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të dhunës me motiv
paragjykim kundër emigrantëve.
Status i rastit: Është ngritur kallëzim penal.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë paraqitur kallëzime penale kundër
katër të dyshuarve për aktin e kontrabandës me migrantët (neni 418-a i kodit penal).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.