Çfarë ka ndodhur: Gjashtë emigrantë janë plaçkitur nga kryerësi i panjohur, i cili mori 100 euro prej
tyre.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 3 janar, koha e papërcaktuar, fshati Përxhevë, Negotinë.
Burimi i informacionit: Media elektronike Plusinfo.
Viktima(t) e përfshira: Gjashtë shtetas afganë.
Lloji i krimit (eve): Plaçkitje (neni 237 i kodit penal).
Kryerësi (s): Një mashkull 55 vjeçar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, dhe treguesit të paragjykimit janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe të viktimës dallojnë; viktimat janë
anëtarë të një grupi (emigrantëve afganë) të cilët janë të paktë dhe në numër të vogël për dallim nga
një grup tjetër (i popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
Statusi i rastit: Është ngritur kallëzim penal.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacione me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë paraqitur kallëzim penal kundër një
personi.
Ndikimi mbi viktimën dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e hyrjes dhe kalimit nëpër
vend.