Çfarë ka ndodhur: Pesë shtetas sirianë, pas kalimit të kufi rit në mënyrë të paligjshme, u sulmuan
nga shtatë ose tetë persona të panjohur në fshatin Smokvicë. Sulmuesit morën 1.000 euro dhe tre
telefona celularë nga viktimat.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 28 maj, 01:30 ora, fshati Smokvicë, Gjevgjeli.
Burimi i informacionit: Media elektronike Kajgana.
Viktimat e përfshira: Pesë shtetas sirianë.
Lloji i krimit: Grabitje (neni 237 i kodit penal), Dhunë (neni 386 i kodit penal).
Kryerësi (t): Grup i panjohur prej 7-8 autorësh.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të paragjykimit: Në këtë incident, motivi paragjykimi
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, ndërsa tregues i paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike përkatësia etnike e kryerësve dhe viktimave ndryshon; viktimat janë
anëtarë të një grupi (emigrant sirian) që është i paktë në numër në krahasim me anëtarët e një grupi
tjetër të madh (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve dhe
sulmeve ndaj emigrantëve.
Status i rastit: Është ngritur kallëzim penal.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se ka ngritur kallëzim penal penale kundër
shtatë të dyshuarve për veprën penale të Grabitjes.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.