Çka ka ndodhur: Një bombë e gjuajtur nga një veturë në lëvizje ka eksploduar në zyrë e degës së Lidhjes
Social Demokrate (LSDM), derisa në atë moment më shumë se tridhjetë anëtarë të rinisë së partisë kanë
mbajtur takimin aty brenda.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 24 shkurt, orët e mbrëmjes në rrugën Varshavska në komunën e
Karposhit, Shkup.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional TV Telma.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material, nuk ka pasur viktima direkte nga ky incident. Mund të thuhet
se viktimat e përcaktuara ishin njerëzit brenda atij lokali.
Lloji i krimit(ve): Dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243 KPRM, rrezikim i sigurisë, neni. 144 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
anëtarësimi partiak dhe bindjet politike, ndërsa treguesit e anshmërisë janë:
1. Perceptimi i viktimës –Nga deklarimet në media, mund të konstatohet lehtë se viktimat (indirekte) –
përfaqësuesit nga LSDM, e perceptojnë incidentin, si të motivuar nga anshmëria.
2. Lokacioni dhe koha – Incidenti ka ndodhur gjatë një takimi të forumit rinor të LSDM.
3. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
4. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme, në përgjigjen në Kërkesën për qasje në
informacionin me karakter publik të dërguar nga Komiteti, deklaroi se ministria “punon në drejtim të qartësimit
të rastit.” Komiteti nuk ka informacion shtesë në lidhje me zhvillimet në lidhje me rastin.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj incidenti sjell në pikëpyetje situatën e përgjithshme politike në
vend dhe suksesin si dhe ligjshmërinë e zgjedhjeve të ardhëshme presidencale dhe nacionale.