April 2, 2014

Dy të mitur goditen me thikë në Zhelezarë të Shkupit (i pa verifikuar)

Incident
Dhuna ndaj të miturve
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çka ka ndodhur: Dy djem gjashtëmbëdhjetë vjeçarë sulmohen nga një grupë më e madhe dhe goditen me
thikë pa ndonjë arsye.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 2 prill, ora 21:50, lagjja Zhelezarë në Shkup.
Burimi i informacionit: Media elektronike tvorbis.com.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Dy djem gjashtëmbëdhjetë vjeçarë me përkatësi etnike të panjohur. Një prej tyre fitoi
një gërvishtje në këmbën e tij dhe tjetri u godit me thikë në stomak.
Lloji i krimit(ve): Lëndim i rënde truporë, neni.131 KPRM; dhunë, neni.386 KPRM.
Kryerësi(t): Një grupë e panjohur njerëzish.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe treguesë të anshmërisë në këtë incident janë:
1. Dallimi i supozuar etnik në mes kryersit të veprës dhe viktimës – për shkak të përbërjes së përzier etnike të
popullatës në Zhelezarë dhe lagjjen përreth, përkatësia etnike e kryerësit dhe viktimës mund të dallojnë.
2. Modeli i incidentit – këto janë dy nga katër therrjet me thikë që ndodhën në Shkup atë natë pas ndeshjes së
basketbollit në të cilën kishte rrahje masive (jo të ndërlidhura me incidentin).
3. Natyra e dhunës – Incidenti ka ndodhur publikisht.
4. Mungesa e motiveve tjera.

Statusi i rastit: I/e panjohur.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia nëpërmjet mediave deklaroi që ata do të ndërmarrin masat e duhura,
por në momentin e shkrimit të këtij raporti, policia nuk i është përgjigjur Kërkesës për informacion me
karakter publik që është dërguar nga Komiteti në lidhje me këtë incident.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme në shoqëri.

Adresë
lagjja Zhelezarë në Shkup
Emri i Vendit
lagjja Zhelezarë në Shkup

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
12
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata kapën keqbërësin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Dy të mitur goditen me thikë në Zhelezarë të Shkupit (i pa verifikuar) image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor Lëndim i rëndë trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike