Çfarë ka ndodhur: Dy emigrantë nga Siria duke udhëtuar nga fshati Llojan për në QT “Tabanovcë”,
janë sulmuar nga pesë persona të panjohur, dhe njërit i është shkaktuar prerje me thikë në krahun e
majtë.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 12 gusht, rreth orës 16:30, rruga: fshati Llojan -Tabanovcë.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Libertas.
Viktimat e përfshira: Dy shtetas sirianë.
Lloji i krimit: Lëndim trupor (Neni 130, KP); Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerës: 5 kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – prejardhja etnike e kryerësve dhe viktimave janë të ndryshme; vikti-
mat janë përfaqësues të grupit (emigrantë sirianë) i cili është mjaft më i vogël në numër se grupi i
qytetarëve në rajonin ku ka ndodhur incidenti;
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i vjedhjeve dhe
sulmeve mbi emigrantët.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se pas paraqitjes së ngjarjes nga dy
persona nga Siria të cilët janë strehuar në QT Tabanovcë, janë marrë masa nga nëpunësit policorë
të SPB – Kumanovë, dhe është verifi kuar se bëhet fjalë për shkelje të ligjit nëpërmjet “Sulmit fi zik”.
Për ngjarjen është informuar Prokurori publik nga PTHP – Kumanovë dhe lidhur me këtë po merren
masat për zbardhje të tërësishme.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje sigurinë e emi-
grantëve të cilët hyjnë dhe kalojnë nëpër vend.