Çfarë ka ndodhur: Dy shtetas serbë (tifozë të Klubit basketbollist të Cërvena Zvezdës) janë rrahur dhe
janë goditur me thikë nga një grup prej 15-20 shqiptarëve në Çarshinë e Vjetër pa ndonjë motiv apo
arsye.
Data, koha dhe vendi i incidentit 9 nëntor, ora 21: 00, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Burimi i informacionit: Media elektronike Telegraf.rs.
Viktimat e përfshira: Dy shtetas serb.
Lloji i krimit: Dhuna (neni 386 i kodit penal), lëndim të rëndë trupor (neni 131 i kodit penal).
Kryerësit: Grup i panjohur i 15-20 meshkujsh shqiptarë.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësi etnike – viktimat janë serbë, dhe autorët shqiptarë;
2. Natyra e dhunës – incidenti është kryer në vend publik;
3. Mungesa e motiveve të tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesë për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se po ndërmarrin masat e nevojshme për
sqarimin e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis
bashkësive të ndryshme në vend dhe sigurinë e turistëve të huaj.