Çfarë ka ndodhur: Dy persona F.C. (19) dhe A.M. (20) në një ëmbëltore në rr. “Vlladimir Komarov” në
Shkup, pa asnjë shkas dhe arsye janë sulmuar fizikisht nga pesë-gjashtë persona meshkuj të panjohur,
të cilët kanë qenë në këtë ëmbëltore. F.C. dhe A.M. janë dërguar në spitalin “Remedika”, ku nga mjeku
te F.C. janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Në buletinin ditor të MPB-së thuhet se po merren
masat për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 01 mars, rreth orës 20:00, ëmbëltore në rr. “Vlladimir Komarov”,
Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Media elektronike Press
24Vesti.mk
Viktimat e involvuara: Dy persona.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni386, KP i RM-së), Lëndim trupor (Neni130, KP i RM-së), Lëndim trupor i
rëndë (Neni131, KP i RM-së)
Kryerësit: Grup prej 5-6 personash.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, shtetësia ose gjuha, kurse indikatorët e njëanshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – për shkak të përbërjes së përzierë etnike të personave
të cilët shkojnë në ëmbëltore, ka mundësi që përfaqësuesit e të dyja grupeve të kenë prejardhje të
ndryshme etnike.
2. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur në publik.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia dërgoi MPB-së në lidhje me këtë incident thuhet se SPB Shkup te Prokuroria Themelore
Publike ka dërguar informim me shkrim dhe lajmërim (KU nr. 2284/17) për vepër penale të paraqitur
Dhunë në përputhje me nenin 386 të KP-së.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike midis dy
bashkësive më të mëdha në shtet.