Çfarë ka ndodhur: Dy emigrantë nga Maroku u plaçkitën nga tre persona të panjohur të armatosur në
afërsi të Katllanovës. Autorët morën përafërsisht 300 euro dhe dy pasaporta.
Data, koha dhe vendi i incidentit 22 nëntor , ora 19: 40, në afërsi të Katllanovës, pranë Shkupit.
Burimi i informacionit: Media elektronike makfax.com.
Viktimat e përfshira: Dy shtetas maroken.
Lloji i krimit: Plaçkitje (neni 237 i kodit penal).
Kryerësit: Tre persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me identikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjyki-
mit është origjina etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësi etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe viktimave dallojnë; viktima është
anëtar i një grupi (emigrant maroken) që është shumë i vogël në krahasim me anëtarët e një grupi
tjetër (të popullsisë maqedonase), në vendin ku ka ndodhur incidenti;
2. Shembull i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve
dhe sulmeve ndaj emigrantëve.
Statusi i rastit: Hetimi është ndërprerë.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se e kanë sqaruar rastin dhe se kanë vendosur
të mos ngrejnë padi për shkak të deklaratave të ndryshme nga viktimat.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.