Çfarë ka ndodhur: Dy emigrantë në Tabanoc janë plaçkitur nga një grup i armatosur i autorëve të
panjohur që kërcënuan ata me armë dhe thika. Sulmuesit morën të gjitha sendet e tyre personale
dhe të hollat. Incidenti u dëshmua nga një vëzhgues nga Komiteti i Helsinkit i cili ishte në vendin e
ngjarjes.
Data, koha dhe vendi i incidentit 1 nëntor 1, ora 22:00,në Tabanoc në zonën e kalimit kufi tar.
Burimi i informacionit: Vëzhgues nga Komiteti i Helsinkit.
Viktimat e përfshira: Dy emigrantë me origjinë të panjohur etnike.
Lloji i krimit: Plaçkitje (neni 237 i kodit penal).
Kryerësit: Dy persona të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të paragjykimit: Në këtë incident, motivi i paragjykimit
është origjina etnike, shtetësia apo gjuha dhe indikatorët e paragjykimit janë:
1. Dallimi në përkatësinë etnike – përkatësia etnike e autorëve dhe e viktimës dallojnë; viktima është
anëtar i grupit (emigrant të huaj) që është shumë i paktë në numër në krahasim me anëtarët e një
grupi tjetër (të popullsisë maqedonase), në zonën ku ndodhi incidenti;
2. Shembull i incidenteve të mëparshme – ky incident është i fundit i një trendi në rritje të plaçkitjeve
dhe sulmeve ndaj emigrantëve.
Status i rastit: Incidenti është raportuar tek autoritetet lokale.
Përgjigja e autoriteteve lokale: Duke iu përgjigjur kërkesës për informacion me karakter publik,
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është përgjigjur se kanë ndërmarrë masat e nevojshme për
sqarimin e rastit, dhe se ata kanë përcaktuar se ngjarja ka ndodhur pas linjës së kufi rit të RM-së, në
territorin e Republikës së Serbisë, dhe për këtë arsye, MPB nuk ka juridiksion në këtë rast.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësisë: Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë e emigrantëve që hyjnë
dhe kalojnë përmes vendit.