Çfarë ka ndodhur: Në datën 23.09.2019 në ora 23.20 në SPB Shkup, C.D.(51) nga Shkupi ka paraqitur se reth
orës 23.05 para objektit hotelerik në rrugën “11 Tetor”, djali i tij 17 vjeçar dhe D.T.(18), që të dy nga Shkupi,
janë sulmuar fizikisht nga një person. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 23.09.2019, 23.05, Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, kurir.mk, emagazin.mk, iportal.mk, press24.mk
Viktimat e involvuara: 2 viktima
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerësit: Një kryerës i panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi dhe viktimat janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vendin ku edhe më parë kanë ndodhur incidente të tilla
Statusi i rastit: I mbyllur
Përgjigje e institucioneve lokale: Është konstatuar kundërvajtje sipas nenit 12 nga LKRQPRMV.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe sidomos pasqyrohen negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.