Çfarë ka ndodhur: Më 07.07.2020 në ora 22.26 në SPB Shkup është paraqitur se në Spitalin gjeneral të qytetit “Shën Naum i Ohrit” është sjellur i lënduar 16 vjeçar nga Shkupi , i cili, sipas së paraqiturës, rreth orës 22.10 tek fontana në park të lagjes Çair, pas një diskutimi të mëparshëm me dy persona, nga ana e njërit prej tyre qe i therrur me thikë. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Model i incidenteve të mëparshme – sulme të të rinjëve në rrugë, afër shkollës, në autobus.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri dhe veçanërisht në mënyrë negative ndikojnë tek zhvillimi dhe siguria e fëmive.