May 15, 2019

Djali i ri është sulmuar në autobus të NQP

Incident
incidentet e kryera për shkak të përkatësisë etnike

Çfarë ka ndodhur: Në datën 15.05.2019 reth orës 13.00 në SPB Shkup është paraqitur se në bulevardin
“Aleksandri i Maqedonisë”, në autobus të NQP (nr.2) i cili ka qarkulluar në drejtim nga Bit Pazari drejtë
Autokomandës, një grup e të rinjve fizikisht e kanë sulmuar F.S. (18) nga Shkupi, me çrast janë larguar.
Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datë 15.05.2019 në bul.”Aleksandri i Maqedonisë”, në autobus të NQP
(nr.2)
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: një viktimë
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: grupë e panjohur e kryerësve
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në autobus në të cilin udhëtojnë persona të rinj nga bashkësi të
ndryshme etnike dhe ku edhe më parë ka patur të regjistruara ngjarje të tilla.

Statusi i rastit: I mbyllur
Përgjigje e institucioneve lokale: Pas konsultimit me prokurorin kompetent publik, ngjarja është kualifikuar
si prishje e rendit dhe qetësisë publike me sulm fizik (Neni 12. LKRQPRMV). I dëmtuari është deklaruar se
nuk do të dorëzojë fletëparaqitje.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe sidomos
reflektohen negativisht në zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve dhe personave të rinj.

Adresë
Aleksandar Makedonski Blvd.
Emri i Vendit
në autobusin e JSP (Nr. 2)

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata menjëherë regjistruan incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Djali i ri është sulmuar në autobus të NQP image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike