Çfarë ka ndodhur: Një djalë gjashtëmbëdhjetë-vjeçar me thikë e shpërtheu shokun e klasës në stomak
në oborrin e shkollës ku të dy mësojnë, njoftoi MPB. Sektori për punët e brendshme Shkup ngriti padi penale
kundër të miturit 16-vjeçar nga Shkupi për shkak të ekzistencës së bazës për dyshimin e kryerjes së krimit
„Lëndim i rëndë trupor”. Sipas informatave të policisë, më 10 prill të këtij viti, rreth orës 13:00 në oborrin
e shkollës së mesme nga Shkupi pas një mosmarrëveshje të mëparshme verbale me moshatarin e tij F.R.,
kryerësi ia shkaktoi shpuemje me thikë në zonën e stomakut.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 10 prill, rreth orës 13.00, në një shkollë të mesme, Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike: fokus.mk.
Viktimat e involvuara: Një i mitur (16).
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim i rëndë trupor (Neni 131, KP), Pjesëmarrja në përleshje
(Neni 132, KP).
Kryerësit: Një kryeres të mitur (16).
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të ndryshme;
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulme ndaj të mitur në ose pranë shkollës;
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka
dhëna të plotësues për rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).