Çfarë ka ndodhur: Në datën 20.09.2019 në ora 11.30 në Seksioni policor Saraj, A.B.(53) nga Shkupi, ka
paraqitur se reth orës 10.30 në Qendrën rekreative Saraj, , djali i tij 14 vjeçar është sulmuar me një send të
fortë nga një person dhe i ka shkaktuar lëndim në dorë. Punohet në zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 20.09.2019 në ora 10.30, Shkup
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së, lokalno.mk, kurir.mk, slobodenpecat.mk, novamakedonija.
com.mk, republika.mk, makfax.com.mk
Viktimat e involvuara: 1 viktimë
Lloji i krimeve: Dhunë (neni 386, KP i RMV-së), Lëndim trupor (Neni 130 nga KP)
Kryerësit: dy kryerës
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në vendin ku edhe më parë kanë ndodhur incidente të tilla
2. Mungojnë elementet tjera
Statusi i rastit: i mbyllur.
Përgjigje e institucioneve lokale: Është konstatuar kundërvajtje sipas nenit 12 nga LKRQPRMV.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri dhe sidomos
pasqyrohet negativisht në zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve.