Çka ka ndodhur: Derisa priste të kalonte rrugën, një djal i ri u sulmua pa arsye kur një veturë ndaloi afër
tij, një person doli nga vetura dhe i rra atij me një objekt të rëndë. Djali humbi vetëdijen dhe më pas është
transferuar në spital me anë të ndihmës së shpejtë. Dëshmitarët raportuan se ato kanë vërejtur numrat e
targave të veturës në të cilën kanë qenë kryerësit.
Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 23 maj, Karposh, Shkup.
Burimi i informacionit: Media nacionale elektronike Press24.mk.
Viktima(t) e përfshirë: Një djal i ri me origjinë etnike të panjohur.
Lloji i krimit(ve): Lëndim trupor, neni. 131 KPRM.
Kryerësi(t): Numër i panjohur i kryerësve.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Motivi i anshmërisë në këtë incident është
përkatësia etnike, shtetësia ose gjuha, dhe si treguesë të anshmërisë së këtij incidenti janë:
1. Natyra e dhunës – incidenti ka ndodhur publikisht.
2. Mungesa e motiveve tjera.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Policia deklaroi nëpërmjet mediave se do të ndërmarrin masat e nevojshme.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme
politike në vend dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të ndryshme etnike në shoqëri.