November 25, 2016

Digjet bilbordi i partisë politike Lëvizja BESA (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Gjatë natës, në lagjen Gjorçe Petrov, kryerës të panjohur kanë ndezur bilbord në të
cilin ka pasur material reklamues të partisë politike Lëvizja BESA. Sipas Orhan Murtezanit, zëdhënës
i partisë, ky incident është shkaktuar nga “armiku i shqiptarëve”.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 nëntor, në orët e natës, lagjja Gjorçe Petrov, Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Libertas.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: I panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Objekt i dëmtuar – në bilbord ka pasur material propagandues të partisë politike Lëvizja BESA.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i dëmtimit të
bilbordeve me përmbajtje politike në periudhën parazgjedhore.

Statusi i rastit: Nuk është regjistruar.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se ngjarja e ndodhur nuk është
paraqitur në stacionin policor të kompetencës së përgjithshme në rajonin e Qytetit të Shkupit.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet, si dhe bashkëjetesën midis dy bashkësive më të mëdha në shtet.

Adresë
lagjja Gjorçe Petrov, Shkup
Emri i Vendit
lagjja Gjorçe Petrov, Shkup

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata nuk bënë asgjë
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Digjet bilbordi i partisë politike Lëvizja BESA (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Shtetit
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Bazë

Përkatësia politike