Çfarë ka ndodhur: Më 03.07.2020 në ora 20,20 në SPB Shkup është paraqitur se në rrethin e shkollës në Rr. “Prizrenska”, kanë ardhur tre persona të panjohura me automjet “folksvagen turan” me targa te panjohura dhe të njejtat filluan të maltretonin A.K. (18) dhe dy 15 vjeçar dhe një 17 vjeçar të mitur, dhe pastaj fizikisht i sulmuan 15 dhe 16 vjeçarët të tjerë duke iu shkaktuar lëndime. Pas kësaj nga ana e personave të panjohura qenë të krisur 2-3 plumba në ajër me pistoletë, pas së cilës sulmuesit e lëshuan vendin e ngjarjes. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup kur edhe është gjetur dhe mblodhur një çaurë. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktimat dhe sulmuesit u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Model i incidenteve të mëparshme – sulme të të miturve të vetmuar në rrugë, afër shkollës, në autobus.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri, dhe veçanërisht në mënyrë negative ndikojnë tek zhvillimi dhe siguria e fëmive.