Çfarë ka ndodhur: Më 19.02.2020 rreth orës 13.00 në SPB Shkup është paraqitur se në autobusin nr. 57, i cili udhëtonte në kahje Radishani-Butel, në Rr. “Aleksandar Urdarevski”, për shkak të mosdurimit të ndërmjetshëm, ka ardhur deri tek shqetsimi i rendit publik dhe paqes me anë të konfrontimit fizik ndërmjet tre të miturve prej 15 deri 16 vjet, nga njëra anë, dhe pesë të miturve prej 13 deri 16 vjet, nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi. Janë krijuar raporte për kundërvajtje të kryera sipas nenit 11 qëndrimi 3 i nenit 24 i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit publik dhe paqes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Lokacioni – incidenti ka ndodhur në linjë autobusash ku lëvizin popullësi e përzyer etnike.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri.