Çfarë ka ndodhur: Më 12.02 të vitit 2020, rreth orës 21, në autobusin nr. 5 të NQP-së, person i panjohur, i revoltuar nga zhurma në autobusin u nis kah fëmijtë e përkatsisë etnike rome të cilët bisedonin me ton të lartë që të ndalojnë zhurmën. Disa prej fëmijëve ndaluan zhurmën, por i denoncuari vazhdoj t’i ofendojë dhe përulë fëmijtë në bazë të përkatsisë etnike dhe ngjyrës së lëkurës duke iu thënë: “Na fëlliqni shtetin, prej juve nuk ka shpëtim”. Pastaj, njëri prej fëmijëve i cili mëparë këndonte dhe ishte i veshur me xhakë të kuqe qe i sulmuar fizikisht nga ana e kryerësit me goditje në sy dhe disa goditje në kokë. I denoncuari përveç se fizikisht e sulmoj fëminë, ai edhe ia cenoj sigurinë me atë se iu kërcënoheshte me jetë dhe trup dhe e frikësonte se do ta shpjerrë në vend të panjohur. Gjithashtu, fëmitë nga ana e kryerësit qenë të detyruar t’i pastrojnë mbeturinat në autobus, kurse kur autobusi iu afrua stacionit tek Qendra Tregtare “Biser” kryerësi e kapi fëminë që e kishte maltretuar fizikisht dhe i pate thënë që duhet të zbresë me të në atë stacion. Kryerësi dhunshëm e nxorri fëminë jashtë autobusit pas së cilës e tërhoqi për asfallti në tokë dhe ia përplasi kokën në bankomatin e “NLB” Bankës e cila gjindet tek stacioni i autobusave. Në atë moment disa djem të panjohur vrapuan kah kryerësi, pas së cilës ai iku nga vendngjarja.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Model për incidente të mëparshme – ky incident ka incidente paraardhëse të mëparshme në transport publik.
- Prezencë e gjuhës së urrejtjes – Kryerësi i nënçmonte viktimat në bazë të përkatësisë etnike dhe ngjyrës së lëkurës duke iu thënë: “Na fëlliqni shtetin, prej juve nuk ka shpëtim”.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë së përgjithshme në shtet.