Çfarë ka ndodhur: Më 25.02.2020 në ora 12.30 në stacionin policor Çair, E.A. (42) nga Shkupi ka paraqitur se më 14.02.2020 djali i tij i mitur, nxënës në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski”, pas përfundimit të orëve, në afërsi të shkollës, fizikisht qe i sulmuar nga dy bashkëmoshatar të tij. Janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e ngjarjes.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin që ndodhi motivi i njëanshëm është prejardhja etnike, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike.
- Model për incidente të mëparshme – sulme të miturve të vetmuar në rrugë, afër shkollës, në autobus.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin, bashkëjetesën me grupe të ndryshme etnike në shoqëri dhe në veçanti sigurinë e fëmijëve dhe njerëzve të ri në rrethina që duhet të jenë të sigurtë për ata (shkolla, transport publik, lagjet në të cilat jetojnë dhe lëvizin).