Çfarë ka ndodhur: Në datën 13.03.2019 reth orës 17.00 në SPB Shkup është paraqitur se në rrugën „Goce
Stojçevski” (k.Butel, Shkup Veri) në Shkup, 14 vjeçari nga Shkupi, fizikisht ka sulmuar djalin 13 vjeçar,
gjithashtu, nga Shkupi, me çrast me send të fortë i ka shkaktuar një plagë me thikë. I mituri i plagosur është
dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit „Shën Naumi i Ohrit“, ku i është dhënë ndihmë mjeksore.
Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 13.03.2019 reth orës 17.00 në Shkup Veri.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, kurir.mk
Viktima të involvuara: një viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së) Lëndim trupor (Neni 135 i KP)
Kryerës: Një kryerës i mitur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni: ngjarja ka ndodhur në lagjen ku jeton popullsi e përzier etnike dhe ku ekziston një
mosdurim ndërmjet bashkësive etnike.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Nga ana e seksionit për delikte pronësore dhe delikuencë të të miturve
Çair deri te PThP Shkup është dorëzuar një lajmërim me shkrim kundër A.L. (14) nga Shkupi për shkak të
ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale „lëndim trupor“.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.
March 13, 2019
Dhunë bashkëmoshatarësh ndërmjet të miturve në lagjen Shkup Veri
Adresë
Rruga Goce Stojcevski
Emri i Vendit
Butel vendbanimi Shkup-Veri
Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Lëndim trupor
Sulmi fizik
Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë