December 14, 2016

Dëmtohet Shtabi i LSDM-së në Bardovc (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Në orët e mëngjesit, një kryerës i panjohur ka dëmtuar Shtabin e partisë politike
LSDM në fshatin Bardovc. Kryerësi i panjohur ka thyer me gur dy xhama të objektit.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 14 dhjetor, Shtabi partiak i LSDM-së në Bardovc, Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, 24vesti.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është shtabi i partisë më të madhe opozitare.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i vjedhjeve dhe
dëmtimit të shtabeve partiake në periudhën parazgjedhore.

Statusi i rastit: I mbyllur.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se i dëmtuari është informuar se
vepra penale e kryer “Dëmtim i objekteve të huaja” ndiqet me padi private dhe për të duhet të dorë-
zohet procesverbal te stacioni policor kompetent, pas kësaj ai është kontaktuar disa herë nga nëpu-
nësit policorë në SP KP – Karposh, dhe më pas ka deklaruar se nuk dëshiron të ngrejë fl etëparaqitje
dhe se heq dorë nga procedura e mëtejshme.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.

Adresë
Bardovci, Shkup
Emri i Vendit
Shtabi i LSDM-së

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Dëmtohet Shtabi i LSDM-së në Bardovc (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Përkatësia politike