November 25, 2016

Dëmtohet një bilbord i BDI-së në Kumanovë (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik

Çfarë ka ndodhur: Kryerës i panjohur ka dëmtuar një bilbord ku është vendosur material propagan-
dues i BDI-së në udhëkryqin e rrugëve “11 Tetori” dhe “11 Nëntori” në Kumanovë.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 25 nëntor, rreth orës 12:30, udhëkryqi i rrugëve “11 Tetori” dhe “11
Nëntori”, Kumanovë.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Kumanovonews.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP); Shkaktim i urrejtjes, përçarjes dhe mostoler-
ancës në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese (Neni 319, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Objekt i dëmtuar – në bilbord ka pasur material propagandues të partisë politike BDI.
2. Model i incidenteve të mëparshme – ky incident është ndjekur nga trendi i zmadhuar i dëmtimit të
bilbordeve me përmbajtje politike në periudhën parazgjedhore.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e Kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se pas paraqitjes së ngjarjes nga
SP-ja e SPB – Kumanovë është kryer mbikëqyrje e bilbordit të vendosur në rr. “11 Tetori” dhe “11 Nën-
tori” në Kumanovë, ku është konstatuar se nga kryerës i panjohur / të panjohur është grisur pllakati
i vendosur në bilbord. Ngjarja është foto dokumentuar nga ekipi i kontrollit në SPB – Kumanovë dhe
për të është informuar prokurori publik i PTHP-së, Kumanovë. Shtesë, në përgjigje thuhet se po mer-
ren masat për zbardhje të tërësishme të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.

Adresë
rrugëve “11 Tetori” dhe “11 Nëntori”, Kumanovë
Emri i Vendit
rrugëve “11 Tetori” dhe “11 Nëntori”, Kumanovë

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Dëmtohet një bilbord i BDI-së në Kumanovë (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike