Çfarë ka ndodhur: Një kryerës i panjohur me një objekt të fortë e ka dëmtuar njërin xham të auto-
busit me targa të Tetovës. Në këtë autobus janë transportuar tifozët e KF “Shkëndija” nga Tetova. Në
këtë incident nuk ka persona të lënduar. Sipas portalit “Iliria News”, sulmuesit kanë qenë përfaqësues
të bashkësisë maqedonase.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 13 mars, rreth orës 13:40 në rr. “Metodija Andonov – Çento”, Shkup.
Burim i informacioneve: Media elektronike, MKD, Media elektronike, Iliria News.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material në këtë incident nuk ka viktima.
Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP).
Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
prejardhja etnike, shtetësia apo gjuha, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Dallimi i supozuar në prejardhjen etnike – ka mundësi që incidenti të jetë shkaktuar nga tifozë me
prejardhje të ndryshme etnike, prej tifozëve të cilët janë transportuar me këtë autobus.
Statusi i rastit: Nën hetim.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se nga SPB – Tetovë është mbajtur
procesverbal për pranim të fl etëparaqitjes penale për veprën penale “Dëmtim i objekteve të huaja”,
vepër e cila ndiqet me padi private dhe i njëjti është dorëzuar në SPB – Shkup, ku po ndërmerren
masa për zbulim e kryerësve të veprës penale.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje bashkëjetesën etnike
midis dy bashkësive më të mëdha në shtet dhe sigurinë e njerëzve të pranishëm apo në afërsi të
ndeshjeve sportive.