March 29, 2016

Dëmtohen hapësirat partiake të PDSM-së në Kumanovë (e verifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë politike apo besimit politik
Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes ose intolerancës kombëtare, racore apo fetare

Çfarë ka ndodhur: Kryerës të panjohur e kanë demoluar shtabin partiak të Partisë Demokratike të Ser-
bëve në Maqedoni (PDSM). Shtabi, sipas mbikëqyrjes parësore nuk është vjedhur, duke pasur parasysh

se pajisja e tërësishme kompjuterike, printerët dhe projektorët janë në shtab, por i gjithë dokumen-
tacioni është hedhur përreth.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 29 mars, rreth orës 23:30, Shtabi i PDSM-së, Kumanovë.
Burim i informacioneve: Media elektronike, Kumanovski muabeti.
Viktimat e përfshira: Përveç dëmit material, në këtë incident nuk ka viktima.

Lloji i krimit: Dëmtim i objekteve të huaja (Neni 243, KP), Shkaktim i urrejtjes, përçarjes apo mostol-
erancës në bazë të nacionalitetit, racës, fesë dhe bazës tjetër diskriminuese (neni 319, KP).

Kryerës: Të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident, motivi i anshëm është
përkatësia politike, kurse indikatorë të anshëm janë:
1. Lokacioni qëllimor – lokacioni qëllimor është shtabi i partisë politike.

Statusi i rastit: Është dorëzuar fl etëparaqitje penale kundër një personi.
Përgjigja e pushtetit lokal: Në përgjigjen e kërkesës për informacione me karakter publik të cilën
Komiteti ia ka dërguar MPB-së në lidhje me këtë incident, thuhet se është dorëzuar fl etëparaqitje
penale kundër një personi për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Vjedhje
e rëndë”. Mandej, në përgjigje thuhet se motivet për ngjarjet e lartpërmendura do të përcaktohen
gjatë procedurës së mëtejshme.
Ndikimi mbi viktimat dhe mbi mjedisin shoqëror: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjith-
shëm politik në shtet.

Adresë
Shtabi i PDSM-së, Kumanovë
Emri i Vendit
Shtabi i PDSM-së, Kumanovë

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
-
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës
Emri i Vendit
Lokacion tjetër publik
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
Dëmtohen hapësirat partiake të PDSM-së në Kumanovë (e verifikuar) image

Veprat penale

Kundër pronës
Plaçkitje Dëmtimi i pronës

Bazë

Përkatësia politike