March 2, 2014

Dëmtimi i varrezave krishtere në fshatin Llokveni (i pa verifikuar)

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çka ka ndodhur: Kryerës të panjohur kanë thyer gatise të gjithë kryqat që ishin pjesë e varezave krishtere në
fshatin Llokveni. Ky incident u vërejtë nga një grup i fshatarëve gjatë një feste fetare.

Data, koha dhe lokacioni i incidentit: 2 mars, orët e hershme të mëngjesit, fshati Llokven, Krushevë.
Burimi i informacionit: Mediumi nacional TV Telma.
Viktima(t) e përfshirë: Përveç dëmit material, nuk ka pasur viktima direkte nga ky incident.
Lloji i krimit(ve): Dëmtimi i pronës së huaj, neni. 243 KPRM, vandalizimi i varrezave, neni. 400 KPRM.
Kryerësi(t): I/e panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me treguesit e anshmërisë: Në këtë incident, motivi i anshmërisë është
përkatësia fetare dhe bindjet religjioze, ndërsa treguesit e anshmërisë janë:
1. Perceptimi i viktimës – Nga prononcimet në media, mundemi lirisht të themi se viktimat indirekte – popullata
krishtere nga fshati Llokven, e perceptojnë këtë incident me motive të anshmërisë.
2. Lokacioni dhe koha – Incidenti ka ndodhur gjatë një feste fetare dhe në lokacion të një rëndësie fetare.

Statusi i rastit: Nën hetim.
Reagimi i autoriteteve lokale: Ministria e Punëve të Brendshme në përgjigjen e saj në Kërkesën për informa-
cion të karakterit publik, të cilën e dërgoi Komiteti, informoi se ministria ka ngritur padi kundër kryerësve të
panjohur për aktin e vandalizimit të varrezave, neni. 400 KPRM. Mirëpo nuk ekziston informacion i cili do të
përgjigjej për motivet eventuale të krimit.
Ndikimi në viktim(-at) dhe komunitet: Ky lloj i incidenteve sjell në pikëpyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën në mes etnive të ndryshme në vend.

Adresë
fshati Lokveni, Krushevë
Emri i Vendit
fshati Lokveni, Krushevë

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
-
Statusi i çështjes
Under investigation
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Shkatërrimi i pronës Shkatërrimi i simboleve
Emri i Vendit
Ndërtesë fetare
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
Dëmtimi i varrezave krishtere në fshatin Llokveni (i pa verifikuar) image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Përdhosja e një varr

Bazë

Religjionit apo besimi