Çfarë ka ndohur: Priftërinjtë theksojnë se më 10 mars 2018 ka pasur incidente të dëmtimit të pronës
së kishës, më saktësisht mbishkrimi e grafiteve satanike në muret e kishës së Shën Spasit në Draçevë.
Incidente të tilla kanë ndodhur më herët, dhe rastet janë raportuar në stacionin e policisë dhe në komunën
Kisella Voda. Priftërinjtë i kualifikojnë ato si incidente serioze që nuk mund t’i atribuohen aq lehtë vetëm të
miturve.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 10 mars 2018, të pacaktuar, kisha e Shën Spasit në Draçevë, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima, përveç dëmtimit material.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP).
Kryerësit: Kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është përkatësia fetare ose bindje fetare, kurse indikatorët të njëanshmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë ishin regjistruar incidente të dëmtimit të pronës së
kishës dhe monumentet fetare.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Me kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje identike me
buletinin e përditshëm të Ministrisë, domethënë që ishin në vendngjarjen dhe se janë ndërmarrë masa për
të sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje bashkëjetesën dhe
stabilitetin e përgjithshëm në shtet.