Çfarë ka ndodhur: Një mjeti pasagjerësh (model Audi A6) në pronësi të një 35-vjeçari lokal është djegur teksa ka qenë i parkuar në rrugë. Zjarrfikësit lokalë kanë arritur të shuajnë flakët, ndërsa ekipi i Policisë Kriminale ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Nga zjarri është dëmtuar i gjithë pjesa e përparme dhe e poshtme e automjetit. Sipas informacioneve të shpërndara me publikun, makina përdorej privatisht nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, ndonëse është e regjistruar me një emër tjetër. Makina është e parkuar në vendin ku banon zoti Grubi. Mediat zbuluan se dy persona kanë mbërritur në vendngjarje me një kamionçinë, e kanë larë makinën me benzinë dhe i kanë vënë flakën.
Një përshkrim i shkurtër i incidentit me tregues të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm është përkatësia politike, dhe treguesit e njëanshëm janë:
- Përkatësia politike – vetura e dëmtuar është e një zyrtari të BDI-së
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji vënë në pikëpyetje situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe shoqëri.