Çfarë ka ndodhur: Vetëm disa javë pas ngjarjes së Romëve të rrehur nga ana e nëpunësve policor në Manastir, iniciativa qytetare AVAJA ka ndarë informacione me publikun për një ndodhi të re në Manastir me indikacione për brutalitetin policor, por edhe me elemente të revanshimit nga ana e nëpunësve policor. Sipas AVAJA-së, kësaj rradhe policia ka përdorur dhunë të tepërt mbi Romen me të moshuar dhe mbi djalin e saj: “Djali i gruas kishte dalur në pauzë nga puna që të hajë dhe nuk mbante maskë në momentin për shkak se hante, por polici iu afrua që të legjitimohet për shkak se nuk mbante maskë në vend të hapur dhe ta gjobite (EDHE PSE MASAT AKOMA NUK JANE MIRATUAR). Letërnjoftimi nuk ishte me të, prandaj nëna e tij it ha policit që të merrte letërnjoftimin e saj. Polici bërtiti dhunshëm dhe djali ishte i ndaluar bashkë me të ëmën pasi ajo nuk donte të lente të djalin vetëm. Pasi hypën në kombin policor djali dhe grua ishin të RREHUR DHUNSHEM! Derisa ishin të rrehur polici u bërtiste “gjuptinë hajde tash inçizoni, nuk më mundni kurgjë”! Gruaja më e moshuar Rome gjendet në gjendje serioze jetësore! Pasi ishte e rrehur kishte nevojë të intervenojë ndihma e shpejtë! Gruaja e sëmurë nga astma është gjetur në gjendje të mos marrë frymë pas sulmit!! Gruaja momentalisht nën stress të lartë dhe me gjendje shëndetësore të rrezikuar! I shoqi i saj gjatë ditës është munduar 3 herë të paraqesë ngjarjen në stacion policor, po nuk kishte kush ta pranojë. Në këtë moment i shoqi i gruas përsëri do të mundohet të paraqesë ngjarjen në polici në Manastir – presim që policia kësaj rradhe të pranojë qytetarin dhe të ndërmarrë vepra adekuate!!! Njëkohësisht është shqetsuese gjendja se përsëri ka munde për të mbuluar ngjarjes, me veprim jo të kohshëm dhe në përgjithësi mosveprim nga ana e policëve tjerë që tregon nevojën për reforma serioze në funksionimin e policies!” – informon Avaja. Komitet i Helsinkit dhe shoqata maqedonase për jurist të rinj, nëpërmjet projektit të përbashkët anagzhuan avokat për këtë ngjarje. Gruaja dhe djali i saj nuk janë të ndaluar në paraburgim dhe momentalisht ndjehen mire, por policia edhe gjatë refuzonte të pranojë padinë.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në incidentin i cili ka ndodhur motivi i njëanshëm është ngjyra e lëkurës, prejardhja etnike e implikuar dhe gjuha, përderisa indikatorët e njëanshëm janë:
- Gjuha e folur – viktima dhe sulmuesi flisnin gjuhë të ndryshme;
- Ngjyra e lëkurës – viktima kishte ngjyrë të lëkurës së ndryshme nga sulmuesi për shkak së cilës ishte e sulmuar;
- Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesi u perkitshin bashkësive të ndryshme etnike;
- Lokacion – Manastiri është komunë prej më shumë komuniteteve etnike dhe më pare janë regjistruar incidente të këtilla, veçanërisht në të cilën janë viktima persona të përkatësisë të komunitetit romë.
Ndikimi ndaj viktimave dhe komunitetit: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e sigurisë në përgjithësi në shtetin dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe gjuhësore në shoqëri, dhe veçanërisht e zvoglojnë besimin e qytetarëve në policinë. Duke konsideruar indikatorët shqetësues, Departamenti për kontrollin e brendshëm, hetimet kriminalistike dhe standardet profesionale tek Ministria e punëve të brendshme duheshte krejtsisht të hetojë këtë ngjarje dhe përderisa u konfirmoheshin konkludimet, të involvuarit nëpunës policor të dënohen përkatësisht diciplinarisht dhe përderisa ekziston baza për këtë, kunder të njejtëve të ngritet padi penale. Fatkeqsisht kjo nuk ishte ajo që ndodhi as në këtë incident dhe procedura ishte tërësisht e zhvilluar nga ana e viktimave, dëshmitarëve të pavarur dhe organizatave qytetare.