Çfarë ka ndodhur: Në dataën 26.05.2019 në ora 15.21 në SPB Shkup, është paraqitur se në autobus të NQP
me numër 57 në rr. “Hristijan Todorovski Karposh” është prishur rendi dhe qetësia publike me sulm fizik nga
disa persona mbi I.G.(18) nga Shkupi. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 26.05.2019 në ora 15.21, autobus në NQP me numër 57 në rr
”Hristijan Todorovski Karposh “
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së,
Viktimat e involvuara: Një viktimë
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: Disa kryerës të panjohur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorët e anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në autobusin nr.57 i cili qarkullon në relacionin ku jeton popullsi
e përzier etnike dhe ku shpesh ndodhin incidente të tilla.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Është dorëzuar procesverbal për kundërvajtje të konstatuar sipas nenit
12 nga LKRQPRMV.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme
të sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, dhe sidomos
pasqyrohen negativisht në zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve dhe personave të rinj.