October 31, 2018

Të miturit sulmuar fizikisht në QSHA

Incident
Dhuna ndaj të miturve
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 31 tetor 2018 në stacionin e policisë Gazi Babë D.P. (38) dhe D.N. (39) të dy nga
Shkupi raportuan se rreth orës 09:10 fëmijët e tyre 15 vjeçar ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të
panjohur në rrethin e shkollës së mesme „Boro Petrushevski“. Po merren masa për ta sqaruar plotësisht
rastin.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 31 tetor 2018, rreth orës 09:10, në rrethin e shkollës së mesme „Boro
Petrushevski“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Dy të mitur (15).
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Më shumë se 3 Kryerësit të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është prejardhje etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – në shkollën mësojnë nxënësit me prejardhje etnike të ndryshme.
2. Modeli i incidenteve të mëparshme – përplasje dhe konflikt midis të rrinjve me prejardhje etnike të
ndryshme.
3. Lokacioni – incidenti ndodhi në shkollën e mesme QSHA „Boro Petrushevski“, ku më parë kishte sulme
të ngjashme dhe ku mësojnë nxënësit e komuniteteve të ndryshme etnike.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Pas kërkesën e paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje
me këtë incident, nëse ka tregues për të konfirmuar një vepër të urrejtës, kemi marrë përgjigje në janar 2019,
se po merren masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzit në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).

Adresë
ASUC Boro Petrushevski, Bulevardi Aleksandri i Madh, Shkup, Maqedonia e Veriut
Emri i Vendit
ASUC Boro Petrushevski, Bulevardi Aleksandri i Madh, Shkup, Maqedonia e Veriut

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
3
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Kërcënim serioz Lëndim trupor Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Institucion
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Të miturit sulmuar fizikisht në QSHA image

Veprat penale

Kundër jetës dhe trupit
Lëndim trupor
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike