Çfarë ka ndodhur: Më 14 prill 2018, në 19:07, në njësinë për informim dhe komandë të Shkupit u raportua
se qytetarët turq E.I. (24) dhe S.J. (26) u sollën në Qendrën urgjente të Shkupit. Ata ishin me qëndrim të
përkohshëm në Shkup, dhe sipas deklaratës së tyre u sulmuan fizikisht nga disa persona të panjohur afër
gjimnazit „J.B.Tito“. Po merren masa për ta sqaruar rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 14 prill,19:07, afër gjimnazit „J.B.Tito“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Dy shtetas të huaj.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim i rëndë trupor (Neni 131, KP).
Kryerësit: Grupi kryerësish të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është status i migrantit, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Status i supozuar të refugjatit ose migrantit – viktimat janë shtetas të huaj me prejardhja etnike turqe.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se
ky incident është regjistruar si vepër penale Lëndim i rëndë trupor sipas nenit 131 të KP dhe ankesë kundër
kryerës të panjohur është dorëzuar në PP. Ministria e Brendshme po punon për ta sqaruar rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe sigurisë i refugjatëve dhe migrantëve.