Çfarë ka ndodhur: Më 21 korrik 2018, rreth orës 23:15 në një autobus të qytetit me numrin 22, i cili po
qarkullonte në relacionin Qendër – Volkovo, pranë Poliklinikës Gjorçe Petrov, mosmarrëveshje verbale mes
dy grupeve u shndërrua në përplasje fizike, duke plagosur një e pjesëmarrësve me thikë. I dëmtuari është i
mitur (17). Dy persona u arrestuan në stacion i policisë. Informata në rrjetet sociale është se sulmuesi është
anëtar i grupit tifoz të klubit të futbollit Vardar – Komiti dhe të dy sulmuesit janë pjesë e grupit të tifozëve
rivale Shvercerat të klubit Shkupi nga Çairi. Policia po merr masa për të sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 21 korrik 2018, rreth orës 23:15, në autobusin e NQP-së nr.22 që
qarkullonte në relacionin Qendër – Volkovo, pranë Poliklinikës Gjorçe Petrov, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së; Media elektronike: sportklub.mk, portal.mk.
Viktimat e involvuara: Një person të mitur.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Disa kryerës të panjohur, dy persona të identifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima ishte me përkatësi etnike maqedonase dhe anëtar i grupit tifoz
Komiti, ndërsa sulmuesit ishin me përkatësi etnike shqiptare dhe anëtarë të grupit tifoz Svercerat;
2. Model i incidenteve të mëparshme – situata konfliktuese dhe përplasja midis grupeve tifoze me përkatësi
etnike të ndryshme janë regjistruar më parë;
3. Lokacioni – incidenti ndodhi në autobusin nr. 22, duke kaluar nëpër lagjën Gjorçe Petrov.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në mbylljen e këtij raporti nuk kemi ende përgjigje nga MPB.
(Përgjigja e marrë në janar 2019, rasti është evidentuar si kundërvajtje sipas nenit 12 të LKKRPP dhe PP
është njoftuar).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).