Çfarë ka ndohur: Më 29 korrik 2018, në orën 18:00, në Sektorin për punët të brendshme Shkup, Sh.Sh.
(50) raportoi se më 28.07.2018 në rrugën „Radishanska“ nga një person i panjohur në anën e parshëm e
shtëpisë së tij ishte mbishkruar përmbajtja fyese dhe ofenduese. Janë marrë masa për sqarim të plotë të
rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 29 korrik 2018, në orën 18:00, në rrugën „„Radishanska“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së. Një përfaqësues i Komitetit të Helsinkit doli në
vendngjarje, por nuk kishte graffiti të dukshëm (përveç në një shtëpi „Aleks dizajn“ si të ishte gjurma prej
ngjyrosje të freskët dhe gjurma të mbishkrimeve me ngjyrën e zi) sepse muret e shtëpisë ishin ngjyrosur dhe
ne nuk mund ta fotografonim ngjarjen.
Viktimat e involvuara: Nuk ka viktima.
Lloji i krimeve: Dëmtim i objekteve të huaja (neni 243, KP).
Kryerësit: Kryerës të panjohur.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident, motivi i njëanshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët të njëanshmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – edhe më parë ishin shkruar parulla me gjuhë të urrejtjes në hapësirë
publike me përmbajtje politike ose etnike.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Deri në mbylljen e këtij raporti nuk kemi ende përgjigje nga MPB.
(Përgjigja e marrë në janar, thuhet se merren masa për sqarim të plotë të rastit.).
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e tërësishme të
stabilitetit politik në shtet.