Çfarë ka ndodhur: Më 11 gusht 2018, në orën 04:25, në Stacionin e policisë Karposh, A.F. (25) nga Shkupi
raportuan se të njëjtën ditë në orën 03:20 para diskotekës në Parkun e qytetit Shkupi ai u sulmua fizikisht
nga dy persona të panjohur të cilët erdhën me një automjet të pasagjerëve. Po merren masa për gjetjen e
kryerësve dhe për ta sqaruar plotësisht rastin.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 11.08.2018, në orën 04:25, në Parkun e qytetit Shkupi.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Një person të mashkull.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP).
Kryerësit: Dy kryerësit të paidentifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është prejardhje etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Lokacioni – Incidenti ndodhi në Parkun e qytetit Shkupi, ku më parë kishte sulme të ngjashme dhe ku
njerëzit e komuniteteve të ndryshme etnike jetojnë dhe lëvizin;
2. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima dhe sulmuesit janë me prejardhja etnike të ndryshme
(maqedonase dhe shqiptare).
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se
po merren masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.