Çfarë ka ndodhur: Gjashtëmbëdhjetëvjeçar, nxënës të shkollës së mesme, duke ecur përgjatë rrugës
Anastas Mitrev, pranë Qendrës së transportit në Shkup, u sulmua nga një grup djemsh të rinj, dhe ai pësoi
lëndime e therjes në një këmbë, pastaj i mituri u dërgua në Qendrën urgjente në Shkup. Rasti u raportua
në MPB.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 24 mars, rreth orës 15.30, ne rr. Anastas Mitrev afër Qendrës së
transportit në Shkup.
Burimi i informacioneve: Media elektronike Telma televizija.
Viktimat e involvuara: Një i mitur (16).
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP), Lëndim trupor (Neni 130, KP), Pjesëmarrja në përleshje (Neni 132,
KP).
Kryerësit: Grupi kryerësish.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike – viktima është i mitur, kurse sulmuesit janë me prejardhja etnike të
ndryshme (maqedonase dhe shqiptare);
2. Model i incidenteve të mëparshme – sulmohen të miturit të vetëm dhe sulmuesit janë ose të rriturit ose
në grup;
3. Lokacioni – Incidenti ndodhi afër Qendrës së transportit në Shkup, në rrugë ku më parë kishte sulme
të ngjashme dhe ku njerëzit e komuniteteve të ndryshme etnike jetojnë dhe lëvizin.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së në lidhje me këtë incident, lajmërohet se nuk e
kanë regjisruan rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e fëmijëve dhe rinisë në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat,
transporti publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).