January 12, 2019

Sulmi në NQP numër 5 për shkak të orientimit seksual

Incident
Incident për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor

Çfarë ka ndodhur: Në datën 17.01.2019 në ora 11.50 në Stacionin policor Qendër, D.B. (26) nga Shkupi ka
paraqitur se në datë 12.02.2019 reth orës 14.00 në autobusin e NQP numër 5 në Shkup në rrugën „Mitropolit
Teodosij Gologanov” është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Ndërmerren masa për zbardhje të
tërësishme të rastit.
(Shënim: ky rast është paraqitur në stacionin policor pasi viktima është drejtuar në Komitetin e Helsinkut
për dhunë të kryer në autobus vetëm për shkak të orientimit të tij seksual)

Data, koha dhe vendi i incidentit: Data 12.01.2019 reth orës 14.00 në autobus të NQP në Shkup në rrugën
„Mitropolit Teodosij Gologanov”
Burimi i informacioneve: është paraqitur kërkesë për NJPP në Komitetin e Helsinkut, buletini ditor i MPB
Viktimat e involvuara: një viktimë
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 385, KP i RM-së)
Kryerës: një kryerës i panjohur.
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i
anshëm është orientimi seksual, ndërsa indikatorët e anshëm janë:
1. Orientimi seksua l– viktima është identifikuar nga kryerësi si person LGBTI dhe prandaj është
sulmuar.
2. Lokacioni – autobusët e transportit të qytetit shpesh janë vende ku kryhet dhunë nga urrejtja,
kurse linja nr. 5 është një nga linjat më të shpeshta ku regjistrohen incidente nga dhuna.3. Modeli i incidenteve paraprake – sulmet e kryera për shkak të paragjykimeve që lidhen me
pamjen dhe komunikimin e viktimës janë model i vërejtur edhe më parë te incidentet e kryera
për shkak të orientimit seksual të viktimave.

Statusi i rastit: i panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: edhepse rasti është paraqitur në stacionin policor Qendër, kryerësi ende
nuk është identifikuar. Gjatë paraqitjes në stacionin policor, rasti është kualifikuar si kundravajtje, dhe jo si
vepër penale.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidente të këtij lloji e sjellin në pyetje sigurinë e personave nga
komuniteti LGBTI.

Adresë
rrugën „Mitropolit Teodosij Gologanov”
Emri i Vendit
në autobusin e JSP nr. 5

Numri i viktimave
1
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Sulmi në NQP numër 5 për shkak të orientimit seksual image

Veprat penale

Kundër Lirive dhe të Drejtave
Shkelja e barazisë së qytetarëve
Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Orientimi seksual