Çfarë ka ndodhur: Në datën 18.02.2019 në ora 20.15 në SPB Shkup, A.B. (41) nga Shkupi ka paraqitur se të
njëjtën ditë reth orës 19.30 në bulevardin „Kuzman Josifovski-Pitu” djali i tij 16 vjeçar është sulmuar nga disa
persona. Ndërmerren masa për zbardhje të plotë të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 18 shkurt i vitit 2019, ora 20,15 bul „K.J. Pitu “ Shkup.
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB
Viktima të involvuara: një viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhuna (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerësit: disa kryerës
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit ishin me prejardhje të ndryshme etnike.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjegje e institucioneve lokale: Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.