Çfarë ka ndodhur: Më 11 mars 2018, në periudhën prej 01:00 deri 01:10, në stacionin e policisë Aerodrom
K.S. (25), D.D. (25), M.M. (21) dhe H.K. (19) të gjithë nga Shkupi, raportuan se ishin sulmuar fizikisht nga një
grup i madh njerëzish në parkingun e rrugës “Franjo Kluz” dhe “Anastas Mitrev”. Po punon për sqarimin plotë
të rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 11 mars 2018, rreth orës 01.00, një parking në Aerodrom, Shkup
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Katër persona.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP ).
Kryerësit: Grupi i kryerësit.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është përkatësia etnike, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Model i incidenteve të mëparshme – Ky incident paraprihet nga incidentet e dy ditëve më parë, kur
në përplasjet më të mëdha ndeshen grupe me prejardhje të ndryshme etnike si pasojë të Ligjit për
Përdorimin e Gjuhëve;
2. Lokacioni – Incidenti ndodhi në afërsi të Qendrës së transportit në Shkup, ku më parë kishte sulme të
ngjashme dhe ku njerëzit e komuniteteve të ndryshme etnike jetojnë dhe lëvizin.
Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e MPB-së, lajmërohet se ky incident është regjistruar si
kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, sipas Nenit 12 të LKKRPP.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Ky incident e vë në pikëpyetje stabilitetin e përgjithshëm në
shtet.