Çfarë ka ndodhur: Në datën 12.05.2019 reth orës 16.10 në SPB Shkup është paraqitur se në autobus të NQP,
në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, 15 vjeçari nga f. Kuçevishtë, i Shkupit, është sulmuar fizikisht nga
më shumë persona të panjohur. Ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: 12.05.2019 reth orës 16.10 në autobus të NQP, në rrugën “Hristijan
Todorovski Karposht” (Çair-Butel)
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, press24.mk
Viktima të involvuara: 1 viktimë
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: më shumë kryerës të panjohur
Përshkrimi i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i
anshëm është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe sulmuesit kanë qënë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngarja ka ndodhur në autobus i cili ndërlidh lagje ku jeton popullsi e përzier etnike
dhe ku ekziston padurueshmëri ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike
Statusi i rastit: Është dorëzuar lajmërim deri te PTHP Shkup ne lidhje me veprën penale “dhunë”
Përgjigje e institucioneve lokale: Punohet në zbardhjen e rastit
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.