August 26, 2018

Shtetas i Turqisë është sulmuar në Bit Pazar

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Më 26.08.2018 në orën 01:20 në Stacionin e policisë Bit Pazar, B.A.M. (23) nga
Gjermania raportoi se ai dhe miku i tij G.S. (33) nga Turqia, po të njëjtën ditë rreth orës 00:15 në bulevardin
„Krste Misirkov“ u sulmuan fizikisht nga persona të panjohur. Janë marrë masa për gjetjen e autorëve dhe
për ta sqaruar plotësisht rastin.

Data, koha dhe vendi i incidentit: 26.08.2018, në orën 01:20, në bulevardin „Krste Misirkov“, Shkup.
Burimi i informacioneve: Buletini ditor i MPB-së.
Viktimat e involvuara: Dy nënshtetas të huaj.
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP).
Kryerësit: Grupi i kryerësit të paidentifikuar.
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të njëanshëm: Në këtë incident motivi i njëanshëm
është prejardhje etnike, nënshtetësi ose gjuhë, kurse indikatorë të njëanhmërisë janë:
1. Dallimi në prejardhjen etnike dhe nënshtetësinë – viktimat janë nënshtetësit të huajë dhe me prejardhje
etnike turqe.
2. Lokacioni – incidenti ndodhi në ndalesën e autobusit dhe rrugën, ku më parë kishte sulme të ngjashme
dhe ku njerëzit e komuniteteve të ndryshme etnike jetojnë dhe lëvizin.

Statusi i rastit: I panjohur.
Përgjigja nga pushtetet lokale: Në përgjigjen e marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se
po merren masa për ta sqaruar plotësisht rastin.
Ndikimi mbi viktimat dhe bashkësinë: Incidente të llojeve të tilla e vënë në pikëpyetje gjendjen e
përgjithshme të sigurisë në shtet dhe bashkëjetesën midis grupeve të ndryshme etnike në shoqëri; sidomos
siguria e njerëzit në mjedise që duhet të jenë të parrezikshme dhe të sigurta për ata (shkollat, transporti
publik, vendbanimet në të cilat jetojnë dhe lëvizin, hapësirat publike, ndalesat e autobusëve).

Adresë
Bulevardi Krste Petkov Misirkov, Shkup, Maqedonia e Veriut
Emri i Vendit
Bit Pazar

Numri i viktimave
2
Numri i kryerësve
7
Statusi i çështjes
No information
Lloji i incidentit? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Sulmi fizik Dhunës
Emri i Vendit
Rrugë
Si reagoi policia? (përgjigje të shumëfishta janë të mundshme)
Ata hetonin incidentin
A ka pasur incidente / krime të ngjashme në të njëjtin vend?
Po
Shtetas i Turqisë është sulmuar në Bit Pazar image

Veprat penale

Kundër Rendit Publik
Dhunës

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike