Çfarë ka ndodhur: Në datën 30.04.2019 në ora 10,00 në SPB—Tetovë A.Gj. (39) nga Tetova ka paraqitur se të
njëjtën ditë reth orës 09,00 para shkollës fillore “Goce Dellçev” djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga
tre të mitur. Punohet në zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 30.04.2019 reth orës 09,00 para shkollës fillore “Goce Dellçev”
Tetovë
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, press24.mk
Viktimat e involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: 3 kryerës të mitur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe kryerësit janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore në qytet ku ka popullsi të përzier etnike dhe
ku ka mosdurim të madh ndërmjet tyre, edhe më parë ka patur të regjistruara ngjarje të tilla.
Statusi i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Policia punon në zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, e sidomos reflektohen
në zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve.