Çfarë ka ndodhur: Në datën 30.04.2019 reth orës 14,00 në SPB Shkup T.T.(48) nga Shkupi ka paraqitur se
të njëjtën ditë reth orës 11,20 në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase” në oborrin e shkollës fillore “Petar
Zdravkovski Penko”, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë. Ndërmerren masa për
zbardhjen e rastit.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në datën 30.04.2019 reth orës 11,20 në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase”
në oborrin e shkollës nga shkolla fillore “Petar Zdravkovski – Penko” Shkup
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së, skopjeinfo.mk
Viktima të involvuara: 1 viktimë e mitur
Lloji i krimeve: Dhunë (Neni 386, KP i RMV-së)
Kryerës: disa kryerës të mitur
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – viktima dhe kryerësit janë nga bashkësi të ndryshme etnike.
2. Lokacioni – ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore në qytetin ku ka popullsi të përzier etnike
dhe ku ekziston padurueshmëri e madhe ndërmjet të njëjtëve, dhe paraprakisht ka patur të
regjistruara ngjarje të tilla.
Status i rastit: I panjohur
Përgjigje e institucioneve lokale: Policia punon në zbardhjen e rastit.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidentet e këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri, e sidomos reflektohet
negativisht në zhvillim dhe në sigurinë e fëmijëve.