March 4, 2019

Qytetari i Vinicës në rrjetin social “Facebook” ka publikuar tekst me përmbajtje kërcënuese

Incident
Incident për shkak të përkatësisë fetare ose besimit fetar

Çfarë ka ndodhur: Në datën 03.04.2019, SPB Shtip ka dorëzuar kallzim penal kundër S.V. (37) nga Vinica
për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar kryerje të veprës penale “shpërndarja e materialit racist dhe
ksenofobik përmes sistemit kompjuterik “. Në datën 03.04.2019 i paraqituri, në rrjetin social “Facebook” ka
publikuar tekst me përmbajtje kërcënuese.
Data, koha dhe vendi i incidentit: Në 03.04.2019, Facebook, Vinicë
Burimi i informacioneve: buletini ditor i MPB-së
Viktimat e involvuara: nuk ka
Lloji i krimeve: Shpërndarje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik (Neni 394-g, KP
i RMV-së)
Kryerës: një kryerës i njohur, S.V. nga Vinica
Përshkrim i shkurtër i incidentit me indikatorë të anshëm: Në këtë incident i cili ka ndodhur, motivi i anshëm
është prejardhja etnike, kurse indikatorët e anshëm janë:
1. Prejardhja etnike – kryerësi ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes kundër bashkësisë të ndryshme
etnike.
2. Mënyra e kryerjes – shumë shpesh mediat sociale e veçanërisht Facebook shfrytëzohet si
hapësirë për të kryer lloje të tilla të incidenteve
Statusi i rastit: Është dorëzuar kallzimi penal
Përgjigje e institucioneve lokale: Është dorëzuar kallzim penal për vepër penale të nenit 394-g nga KP. Vepra
penale është kualifikuar si vepër nga urrejtja.
Ndikimi mbi viktimat dhe komunitetin: Incidente të këtij lloji e sjellin në pyetje gjendjen e përgjithshme të
sigurisë në vend dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Adresë
Vinica, Maqedonia e Veriut
Emri i Vendit
Vinica, Maqedonia e Veriut

Numri i viktimave
-
Numri i kryerësve
1
Statusi i çështjes
Perpetrators identified
Qytetari i Vinicës në rrjetin social “Facebook” ka publikuar tekst me përmbajtje kërcënuese image

Bazë

Кombësi Përkatësia etnike